20 Nëntor 2024

BE, BQE e FMN i kërkojn Greqisë shkurtim drastik të punonjësve

Athinë, 25 korrik - Përfaqësuesit e Trojkës (BE, BQE dhe FMN) i kanë kërkuar administratorëve të bankave më të mëdha greke një shkurtim drastik të punonjësve, që varion nga 25 në 30 për qind.

Danezi Paul Tomsen nga FMN dhe gjermanët Matthias Mors dhe Clauss Mazuch, përkatësisht nga BE dhe BQE, i kanë kërkuar drejtuesve të institucioneve bankare që të lehtësojnë administratën pas rikapitalizimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta athinase “Proto Thema”, sipas të cilës shkarkimet nga detyra mund të përfshijnë 18 mijë nga 60 mijë punonjës të bankave më të mëdha helene.

Kërkesa vjen pak ditë pasi Parlamenti grek aprovoi me një diferencë të ngushtë votash një draft-reformë për sektorin publik, që do të lërë mijëra persona të papunë.

Me një votim 153-140, ligjvënësit miratuan projektligjin që lidhet me huatë e fundit të shpëtimit prej 6, 8 miliardë eurosh, të marra nga Trojka dhe të nevojshme për të mbajtur gjallë Greqinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)