BE bie dakord për buxhetin prej 129 miliardë euro
Bruksel, 19 nëntor - Pas një maratone bisedimesh, përfaqësuesit e lartë të shteteve të BE-së dhe Parlamentit Evropian kanë rënë dakord për shifrat kryesore të buxhetit të Bashkimit Evropian për vitin 2012.
Buxheti i BE-së parasheh shpenzime në shumën prej 129 miliardë euro. Kjo është rreth dy për qind më shumë se vitin e kaluar.
Parlamenti Evropian kishte propozuar një buxhet ku shpenzimet në tërësi kapnin shumën prej 133 miliardë euro.
Kryetari i Komisionit për buxhetin në Parlamentin Evropian Alain Lamassouré, pas 17 orë bisedimesh në Bruksel foli për një kompromis i cili asnjë nuk e bën vërtet të lumtur. Megjithatë ai tregoi se Evropa e 27 shteteve funksionon.