BE, autorizohet zbatimi i taksës së re mbi transaksionet
Bruksel, 24 janar - Ministrat e Financave të Eurozonës autorizuan 11 vendet anëtare, përfshirë Francën dhe Gjermaninë për të filluar zbatimin e taksës së re mbi transaksionet financiare.
Algirdas Semeta është komisioneri i BE-së për taksat.
"Për herë të parë, taksa për transaksionet fiskale do të zbatohet në nivel vendor. Një grup (anëtarësh) vendet e të cilëve përbejnë dy të tretat e GDP të BE-së do ta zbatojnë këtë taksë së bashku, në përgjigje të kërkesave të hershme të qytetarëve."
Një hap i tillë ndërmerret për të parandaluar marrjen e vendimeve të rrezikshme nga bankat e investimeve me paratë e klientëve.
Taksa e re mund të mbledhë nga 11 vendet e eurozonës rreth 35 miliardë euro të ardhura shtesë.
Sektori bankar në Europë ka paralajmëruar se vendosja e taksës së re mbi transaksionet do t'i mbajë larg investitorët nga Europa