BE arrin marrëveshjen për reformën bankare
Bruksel, 17 maj - Ministrat e financave të Bashkimit Europian (BE) arritën një marrëveshje për vendosjen e standardeve më të ashpra të kapitaleve të bankave, në një përpjekje për të parandaluar përsëritjen e krizës financiare.
Shefi gjerman i financave, Wolfgang Schaeuble, e cilësoi marrëveshjen si një hap domethënës në reformën financiare.
\"Ne kemi hedhur një hap domethënës. Kjo duhet bërë nga të gjithë, por europianët duhet të përmbushin detyrimet. Kjo që arritëm sot konsiderohet një rezultat pozitiv\", tha Wolfgang Schaeuble.
Marrëveshja është thelbësore për përcaktimin e fondit që huadhënësit duhet të kenë për mbulimin e rreziqeve.