29 Dhjetor 2024

BE, 10 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës publike

Prishtinë, 28 maj - Zyra ndërlidhëse e KE-së dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal shpallën sot fillimin e tri projekteve të punëve të financuara nga BE-ja të cilat do të mundësojnë ndërtimin e infrastrukturës në 13 komuna të Kosovës. 

“Fusha e arsimit, shëndetësisë, energjisë, transportit, ambientit, etj, duhet të zhvillohen si bazë për rritjen ekonomike në të ardhmen. Prandaj, Komisioni Evropian ka premtuar burime të konsiderueshme financiare për realizimin e projekteve të shumta që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës publike në Kosovë. Qëllimi kryesor i tyre është promovimi i aktiviteteve afariste dhe ngritja e cilësisë së mallrave dhe shërbimeve publike,” tha Kjartan Björnsson, shef i operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së. 

Projektet që përfshijnë ndërtimin e qendrës shëndetësore, qendrës sportive, rrjeteve të furnizimit me ujë, rrjeteve të kanalizimit, fabrikave për përpunimin e ujërave të zeza dhe riparimin e rrugëve arrijnë vlerën mbi 10 milionë euro. 

Sadri Ferati, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, pohoi: “Këto projekte do të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e infrastrukturës komunale, e cila do të krijojë kushte më të mira për zhvillim ekonomik lokal. Ato po ashtu do të mundësojnë parandalimin e migrimit nga zonat rurale në ato urbane dhe do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët.”

Ndikimi i punimeve infrastrukturore pritet që të jetë i rëndësishëm për shkak të mungesës së konsiderueshme të infrastrukturës sidomos në komunat e sapoformuara. Projekti do të përmirësojë shërbimet komunale në të gjithë sektorët dhe komunitetet. Do t’i kushtohet vëmendje të veçantë për t’u siguruar që minoritetet dhe grupet e anashkaluara të mund të kenë çasje në këto shërbime më lehtë. 

Që prej 2003, BE-ja ka investuar 26 milionë euro në infrastrukturën komunale në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)