BB zvogëloi parashikimin për rritjen ekonomike të Rusisë
Moskë, 3 nëntor - Banka Botërore (BB) lajmëroi se është zvogëluar parashikimi për rritjen e ekonomisë ruse për sivjet prej 4,5 në 4,2 për qind.
Institucioni ndërkombëtar financiar si arsye për vendimin e vet i përmendë të ardhurat e papërhershme të kapitalit dhe josiguri rreth çmimeve të naftës.
Fondet rezerve, të krijuara në kohën kur nafta shitej me çmime më të larta i ndihmuan vendit të evitojë vështirësi serioze ekonomike.
Autoritetet ruse parashikojnë rritje ekonomike prej 4 për qind për këtë vit financiar.