08 Nëntor 2024

BB zotohet për mbështejtjen e projekteve me interes publik në Kosovë

Prishtinë, 8 tetor - Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Satvilecin, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u takua me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore  Cyril Muller, drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Franciscus Godts, dhe drejtoreshën për Ballkan Perëndimor  Ellen Goldstein. 

Në këto takime u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë, progresin në implementimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, si dhe për financimin e projekteve të reja.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore falendëruan Ministrin Hoti për bashkëpunimin dhe u zotuan për mbështejtje të mëtutjeshme të projekteve me interes publik në Kosovë, të cilat projekte tani më janë aprovuar nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e listës së projekteve për financim përmes Klauzolës për Investime.

Në këto takime u diskutua edhe për strategjin e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe  nevojen që  në këtë strategji të reflektohen prioroitetet e Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u pajtuan që gjatë procesit të draftimit të kësaj strategjie të zhvillojnë konsultime me Qeverinë e Kosovës, për tu siguruar se drafti final i merr parasysh orientimet strategjike të Qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)