20 Nëntor 2024

BB: Vendet në zhvillim do të trefishojnë investimet globale

Washington, 18 maj - Banka Botërore (BB) ka vlerësuar se vendet në zhvillim do të trefishojnë praninë e tyre në investimet globale në 60% të vlerës së përgjithshme deri në vitin 2030.

Në raportin \"Horizontet e Zhvillimit Global\" parashikohet se deri në 2030-ën, Kina do të mbulojë rreth 30% të investimeve globale, ndërsa Brazili, India dhe Rusia së bashku do të qëndrojnë në 13% të totalit.

Rritja e prodhimit, integrimi në tregjet globale, strategjitë e favorshme makroekonomike dhe sistemi arsimor e shëndetësor i përmirësuar, po ndihmojnë në nxitjen e rritjes dhe krijojnë mundësi të shumta investimesh.

Ky trend po ndryshon edhe balancat ekonomike në botë, duke i dhënë një peshë më të madhe vendeve në zhvillim, thuhet në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)