BB ul parashikimin për rritjen ekonomike kineze në 7.5 për qind
Pekin 8 tetor - Banka Botërore (BB) e uli parashikimi e saj për rritjen ekonomike kineze në 7.5% për vitin 2013, nga 8.3% që ishte sipas parashikimit të saj në gjysmën e parë të vitit, thuhet në një raport për rajonin e Azisë dhe Paqësorit.
Nga ana tjetër, raporti thekson përmirësimin e perspektivës afatshkurtër të Kinës, në bazën e të dhënave mbi vëllimin e prodhimit industrial në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas parashikimit, në vitin 2014, rritja e ekonomisë kineze do të arrijë në 7.7% dhe rritja ekonomike e përgjithshme në Azinë Lindore e ekonomitë në zhvillim të Paqësorit do të arrijë në 7.2%.
Raporti i Bankës Botërore thekson se Kina mund të ngadalësojë rritjen e kredive dhe investimeve, për të kthyer ekuilibrin ekonomik.
Banka Botërore theksoi se me tërheqjen e masave stimuluese pas krizës botërore, është shfaqur prirja e ngadalësimit e kërkesës së brendshme në Azinë Lindore dhe ekonomitë e tjera në zhvillim të Paqësorit.
Megjithatë, këto ekonomi në zhvillim janë edhe motorët e rëndësishëm të rritjes ekonomike botërore, të cilët kontribuuan me 40% të rritjes ekonomike globale, nënvizon Banka Botërore.