BB ul parashikimin e rritjes së ekonomisë globale në vitin 2016
Washington, 8 qershor - Në raportin e fundit të publikuar të martën nga Banka Botërore (BB) mbi Perpektivën e Ekonomisë Globale thuhet se qysh nga janari i këtij viti, ekonomia globale ka shënuar rënie të vazhdueshme.
Banka Botërore ul parashikin e rritjes së ekonomisë globale në vitin 2016 në 2.4 për qind, nga 2.9 për qind që ishte në fillim të vitit.
Kryeekonomisti i Bankës Botërore Kaushik Basu tha se pavarësisht përfundimit të krizës 7 vjeçare monetare, ekonomia globale vuan nga rritja e ngadaltë dhe po shtohen dukshëm rreziqet për rënie.
Në raport thuhet se ulja e parashikimit të rritjes së ekonomisë globale pasqyron kryesisht rritjen më të ulët se parashikimi të ekonomive të zhvilluara, rënien e vazhdueshme të çmimit të mallrave të paambalazhuara dhe ngadalësimin e dukshëm të tregtisë globale e të likuiditetit të kapitaleve.
Ndërkohë, Banka Botërore ruan parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze sivjet dhe për vitin e ardhshëm, në përkatësisht 6.7 për qind dhe 6.5 për qind.
Çdo vit Banka Botërore publikon dy raporte mbi Parashikimin e Ekonomisë Globale, përkatësisht në janar dhe në qershor.