BB ul parashikimin e rritjes ekonomike të Kinës me 0.1 për qind

Pekin, 8 prill - Pritet që ekonomia kineze të rritet me 7.6 për qind këtë vit, shifër kjo më e ulët se parashikimi i mëparshëm me 7.7 për qind.
Ulja e parashikimit ka shkaktuar shqetësim në lidhje me ngadalësimin e ekonomisë së dytë më të madhe në planet.
Por, Banka bëri të ditur se reformat e fundit të ndërmarra nga Kina pritet të ndihmojnë në sigurimin e një rritjeje afatgjatë \"më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse\".
BB-ja shton se nëse zbatohen, reformat do të kenë një ndikim të madh tek toka, puna dhe tregjet e kapitalit.
Ndërkohë, në nëntorin e kaluar qeveria kineze përcaktoi reformat gjithëpërfshirëse për rregullimin e ekonomisë në dekadën e ardhshme.
Në mes tyre u përfshinë reformimi i sektorëve financiarë dhe të shërbimeve, si dhe ndërmarrjet e mëdha shtetërore.