27 Dhjetor 2024

BB ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Tiranë, 7 tetor - Banka Botërore ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit, si rrjedhojë e pasojave më të forta të pandemisë, sesa pritej këtë vit.

Sipas Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie prej -8.4% në vitin 2020, nga -5% që ishte parashikimi i mëparshëm.

Konsumi privat pritet të bjerë me 8%, ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve parashikohen të tkurren me 37% këtë vit, sipas tabelave të Bankës Botërore.

Më herët, ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar që rishikoi në ulje vlerësimin ekonomik për 2020-n, nga -5% në -7.5, ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur pritshmërinë prej -9% për Shqipërinë, por uli ndjeshëm parashikimin për një rimëkëmbje të shpejtë në 2021, në vetëm 4.5%, nga 12% që e kishte më parë.

Edhe Banka Botërore, në raportin e saj të fundit vlerëson se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë, me 5% vitin e ardhsëm dhe 3.9% në 2022.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)