04 Maj 2024

BB u jep grante shkollave të Kosovës për ngritje të cilësisë

Prishtinë, 16 mars - Sot është nënshkruar marrëveshja për dhënien e granteve për zhvillimin e shkollave mes ministrisë së arsimit, drejtorive komunale dhe Bankës Botërore.

Përfitues të Granteve për Zhvillimin e Shkollave në fazën e parë janë 114 shkolla të Kosovës, projekt që zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe financohet nga Banka Botërore.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, theksoi grantet kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollat e Kosovës.

“Ky grant bën një lidhshmëri shumë të fuqishme mes komunitetit, shkollës, drejtorisë komunale dhe Ministrisë së Arsimit, duke pasur parasysh faktin e trajnimeve, aftësimeve të shtuara, që shton cilësinë në arsim”.

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Skender Xhakaliu, bëri të ditur se grantet për zhvillimin e shkollave kapin vlerën e rreth 1 milion e 600 mijë eurove, që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollat fillore dhe të mesme.

Flora Kelmendi përfaqësuese e Bankës Botërore tha se kanë mbështetur vazhdimisht reforma dhe politika, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve. “Jemi të kënaqur që këto grante vazhdojnë me projektin aktual ku do të mbështeten 151 shkolla. Nënshkrimi i marrëveshjeve sot na mundëson të vazhdojmë me fazën e zbatimit, që do të kërkojë të njëjtën përkushtim nga të gjithë ne”.

Këto grante realizohen në dy faza brenda viteve 2010-2012. Në fazën e parë janë 114 shkolla me rreth 67 mijë nxënës, që kanë përfituar rreth 800 mijë euro. Shkollat përfituese do të kenë mundësi të përmirësojnë kushtet, duke investuar në laboratorë, mjete didaktike, biblioteka, e të tjera.

Me nënshkrimin e marrëveshjeve mes shkollave përfituese Bankës Botërore dhe Ministrisë së Arsimit, shkollat hyjnë në fazën e realizimit të granteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)