BB: Shqipëria, nivelin më të lartë të borxhit në rajon
Tiranë, 15 nëntor - Shqipëria përcaktohet si vendi me nivelin e borxhit publik më të lartë në rajon.
Kryeekonomisti i Bankës Botërore Ron Hood gjatë raportit të prezantuar në një video-konferencë theksoi se vendi ynë përcaktohet shumë pranë zonës së rriskut.
Ndërkohë më konkretisht në lidhje me ecurinë ekonomike Erjon Luçi economist i Bankës Botërore në Shqipëri deklaroi se çdo gjë do të varet prej krizës në vendet e rajonit.
Sipas Luçit rritja ekonomike për vendin tonë në vitin 2012 shkon tek 2 përqind.
Raporti i rekomandon 6 vendeve të Europës Juglindore që të tregojnë maturi fiskale dhe të konsolidojnë më tepër shpenzimet.