17 Nëntor 2024

BB shprehët e gatshme për ta përkrahur MPMS-në

Prishtinë, 22 janar - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka pritur në takim pune sot përfaqësues të Bankës Botërore me të cilët u zhvilluan biseda për cështje të ndryshme të interesit të përgjithshëm.

Ministri Abrashi i njoftoi ata me sfidat dhe planet që ka ai dhe ministria të cilën e drejton, duke qenë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ato të realizohen sa më mirë dhe të jenë në favor të  qytetarëve.

Në takim u diskutuan çështje të ndryshme si  Ligji i Punës, çështjet që kanë të bëjnë me punësimin  dhe me theks të vecantë mbështetja që Banka Botërore mund të ofrojë përmes asistencës teknike në fusha te ndryshme si në çështjet e punësimit, pensioneve dhe shërbimeve sociale. 

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën të gatshëm që tu përgjigjen shpejt kërkesave të ministrisë për ta përkrahur  në mënyrë që asistenca teknike e ofruar të realizohet brenda një afati sa më shkurtë.

Ministria e Punës  dhe Mirëqenies Sociale dhe Banka Botërore u zotuan bashkarisht që  bashkëpunimi të jetë edhe më i  shpeshtë e rrjedhimisht edhe më i frytshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)