16 Nëntor 2024

BB: Shkalla e varfërisë globale mund të bjerë nën 10 për qind

Washington, 5 tetor - Banka Botërore ka parashikuar se numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme në botë mund të bjerë nën 10% të popullsisë së përgjithshme këtë vit.

Parashikimi përdor një linjë të re ndërkombëtare të varfërisë me 1.9 dollarë në ditë, një përmirësim nga linja e mëparshme prej 1.25 dollarësh në ditë, që u caktua 10 vjet më parë.

Banka Botërore parashikoi se varfëria globale do të bjerë nga 12.8% të popullsisë globale në vitin 2012 në 9.6% këtë vit.

Kjo ka ardhur falë rritjes në vendet në zhvillim gjatë viteve të fundit si dhe investimeve në arsim, shëndetësi dhe siguri sociale.

Deri tani, varfëria vijon të përqëndrohet në Afrikën nën-Sahariane dhe në Azinë Jugore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)