BB: Rritja e çmimit të ushqimeve, sfida më serioze
New York, 12 shkurt - Ngritja në përmasë të mëdha e çmimit të ushqimeve është sfida më serioze për pjesën e madhe të vendeve në zhvillim. Tha më 10 shkurt kryetari i Bankës Botërore Robert B. Zoellick .
Në një deklaratë të publikuar në Bankën Botërore (BB), Zoellick tha se për familjet e varfra dhe fshatare, ushqimet janë shpenzimet kryesore të familjes dhe zënë një përqindje gjithnjë e më të madhe.
Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, lëkundja e madhe dhe çmimi i lartë i drithërave do të vazhdojnë deri më 2015.
Çmimi i ushqimeve, që është ngritur pandërprerë, është bërë përsëri një kërcënim për rritjen ekonomike globale dhe stabilitetin shoqëror.
Njoftohet se tani në mbarë botën afro 1 miliardë popullsi janë në uri dhe 60% prej tyre janë femra.