BB: Rritja e çmimit të ushqimeve ka varfëruar 44 milion njerëz
New York, 16 shkurt - Drejtuesi i Bankës Botërore thotë se një rritje drastike e çmimeve të ushqimeve ka shkaktuar kalimin e 44 milion njerëzve në varfëri të tejskajshme.
Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se grupi i 20 ekonomive më të zhvilluara dhe në zhvillim duhet ta bëjnë ushqimin përparësinë e tyre kryesore.
Duke folur përpara takimit të ministrave të financës së G-20 këtë javë në Paris, Zoellick tha se indeksi i çmimeve të ushqimeve të Bankës Botërore është 3% më poshtë se pika kulminante e arritur në vitin 2008, ku plasën trazirat për ushqim në disa vende anembanë botës.
Ai tha se ndërsa çmimi i produkteve ushqimore nuk ishte burimi kryesor i trazirave në Afrikën Veriore, kjo çështje ishte një faktor përkeqësues.
Çmimi i grurit është rritur me 20% në krahasim me tremujorin e kaluar, ndërsa çmimi i misrit është rritur me 12%.
Zoellick vuri në dukje se të lashtat e mbara në Afrikën nën Sahariane ka ruajtur shumicën e rajonit nga impakti më i keq. Dhe ai shtoi se çmimi i orizit nuk është rritur ndjeshëm.
Presidenti Robert Zoellick bëri thirrje për një rrjet më të mirë programesh për të shmangur kequshqyerjen, kryesisht tek gratë shtatëzana dhe fëmijët e vegjël.