BB: Rreth 30 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri të skajshme
Ndërsa rreth 30 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri të skajshme kurse në 80 për qind ka arritur varfëria e moderuar.
Raporti po ashtu që parashikon ringritje të brishtë për gjashtë vendet e Evropës Juglindore, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bonjën e Hercegovinën, raport ky që për këto shtete ka të dhëna për papunësinë ndërsa për Kosovën nuk ka që nga viti 2009.
"Duke sinjalizuar fundin e recesionit të dyfishtë të vitit 2012, grupi i gjashtë vendeve të Evropës Juglindore (EJL6) tani po shkon drejt një ringritje të brishtë: BPV e tyre reale e kombinuar parashikohet të rritet me 1.7 për qind në 2013 pas një rënieje prej 0.6 për qind në 2012, sipas Raportit të fundit të rregullt të Bankës Botërore mbi Zhvillimin Ekonomik të Evropës Juglindore (EJL RER)", thekson raporti.
Shtytësit e ringritjes janë rimëkëmbja e energjisë elektrike, bujqësisë dhe disa eksporteve, pjesërisht për shkak të kushteve të përmirësuara të motit.
Kur flitet për fushat problematike të mjedisit të biznesit, thuhet se në Kosovë më problematikja është zbatimi i kontratave, problemë duket të jetë edhe marrja e lejeve të ndërtimit
Prezantimi i të dhënave u bë drejtpërdrejtë përmes një linje me të gjitha këto shtete, ku gazetarët e të gjitha vendeve mund të bënin pyetje rreth raportit.
Abebe Adugna nga Banka Botërore, ka thënë se për të hapur vende të reja të punës duhet që të bëhet eliminimi i pengesave për zgjerimin e bizneseve sidomos të atyre të reja, përfitimi nga migracioni ndërkombëtar, heqja e barrierave të lëvizjes së brendshme, reduktimi i tatimeve të larta të punës si dhe heqja e barrierave për gratë, punëtorët e vjetër dhe minoritetet etnike.
Duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për reforma strukturore në fushën e klimës biznesore dhe zbatimin e kontratave për ndërmarrësin por kur shikoni këto ekonomi ato janë kryesisht të vogla me tregje të vogla vendëse, prandaj orientimi drejt eksportit do të duhet të jetë pjesë e agjendës së rritjes."
"Përveç kësaj, duhet të shikohet edhe çështja e shkathtësive në një periudhë afatgjate dhe këto që të ketë stimulime, ka thënë ai.
I pyetur pse nuk kanë të dhëna për papunësinë në Kosovë që nga vitit 2009, Adugna ka thënë se nuk kanë pasur të dhëna për tërë vitin 2012 dhe kanë zgjedhur ato të vitit 2009 ti referohen.
E pranojë se ka disa rrafshe ku nuk kemi të dhanë të mira mbi Kosovën dhe njëra fushë është të dhënat mbi papunësinë, është diçka për të cilën nuk kemi pasur të dhëna prej tre katër vitesh, tash kemi disa të dhëna për gjysmë viti (gjysmën e parë të 2012), por këto nuk donim ti përfshinim sepse po presim edhe gjysmën tjetër, kështu që në publikim e ardhshëm keni me i pa këto shifra të paraqitura, ka thënë ai.
Zeljko Bogetic, Kryeekonomist në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore dhe bashkautor i raportit EJL RER, sugjeron që reformat strukturore janë kyçi për një ringritje më të fortë dhe papunësi më e ulët.
Përpjekjet e konsolidimit fiskal duhet të vazhdojnë dhe do të bëhen më të lehta tani që perspektiva e prodhimit dhe të ardhurave po përmirësohet. Klima e investimeve duhet të përmirësohet në mënyrë thelbësore, veçanërisht në pikat e dobëta: lejet e ndërtimit dhe licensat, barrierat ndaj sipërmarrjes dhe aftësive, dhe infrastruktura. Fqinjët e saj mund të mësojnë nga Maqedonia, e cila vazhdon të ketë klimën më të favorshme të biznesit në rajon siç matet nga treguesit e të Bërit Biznes.