17 Nëntor 2024

BB: Ripërtërirja ekonomike në disa, por jo në të gjitha vendet

Prishtinë, 20 janar -  Vërshimet shkatërruese në disa shtete bënë që ekonomia e Evropës Juglindore (EJL[1]) të stagnojë më 2014, me rritje prej vetëm 0.2 për qind, sipas Raportit të Rregullt Ekonomik më të fundit të Bankës Botërore për Evropën Juglindore (RER EJL), të prezantuar sot.

“Kërkesa e jashtme për eksportet nga EJL6 ishte forcë pozitive e rritjes ekonomike më 2014, përkundër performancës së dobët të Eurozonës dhe ripërtëritjes dëshpëruese globale, tha Ellen Goldstein, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore.

 Megjithatë, pasiguria politike, e edhe investimet e vonuara apo të zvogëluara përkeqësuan efektet e vërshimeve thellësisht shkatërruese që goditën rajonin më 2014.”


“Fatkeqësisht,” shtoi Goldstein, “rritja me vetëm 0.2 për qind është e pamjaftueshme për përmirësimin e standardit të jetesës apo për të lënë shenjë në shkallën e lartë të papunësisë në rajon.”

Performanca e dobët ekonomike e gjithë rajonit fsheh dallimet e konsiderueshme ndërmjet vendeve në EJL6, thekson raporti. Serbia vlerësohet të jetë tkurrur më 2013 për herë të tretë që prej krizës globale, ndërsa Bosnja e Hercegovina po stagnon. Shkallët e rritjes ekonomike në Kosovë e Mal të Zi vlerësohen të jenë ngadalësuar më 2014. Vetëm Shqipëria dhe IRJ e Maqedonisë kanë dhënë shenja të një ripërtëritjeje më të qëndrueshme duke iu falënderuar rritjes së eksporteve.

Trandjet e motit faktor madhor në performancën ekonomike

RER EJL raporton që trandjet e motit kanë pasur përgjegjësinë kryesore për performancën ekonomike të dobët të rajonit EJL6, duke përforcuar dëshminë që performanca ekonomike e vendeve të EJL6 është skajshmërisht e cenueshme nga moti.

Vërshimet e majit 2014 vlerësohen t’i kenë shkaktuar Bosnjës e Hercegovinës rreth 15.0 për qind të BPV-së dhe Serbisë rreth 4.7 për qind të BPV-së në prodhim të humbur dhe dëme. Dëmtimi i stabilimenteve të prodhimit të energjisë ka dëmtuar bizneset në Serbi, ndërsa të korrat e dëmtuara dëmtuan prodhimin bujqësor në Bosnjë e Hercegovinë. Gati asnjë segment i ekonomisë nuk ka shpëtuar pa u dëmtuar n[ë shtetet e prekura nga vërshimet. Ndikimet e konsiderueshme të trandjeve të motit më 2014 tregojnë që vendet e EJL6-ës nuk janë të përgatitura për ndryshimet e mëdha klimatike.

Sfidat strukturore vazhdojnë të pengojnë rritjen

Raporti thekson që sfidat strukturore vazhdojnë të jenë pengesë e rritjes potenciale në rajonin EJL6. Gallina A. Vincelette, Udhëheqëse programi dhe njëra prej autorëve të raportit RER EJL6, shpjegon: “Funksionimi i tregjeve të punës në gjithë rajonin është anemik, me shkallë vazhdimisht të larta të papunësisë, shkallë të ulëta të pjesëmarrjes së fuqisë punëtore, si dhe krijim të ngadaltë të vendeve formale të punës. Edhe pse është arritur një masë përparimi në lehtësimin e pengesave në klimën e investimeve, ka ende vend për përmirësim. Sektori publik është i madh dhe joefikas në shumë vende të rajonit. Lidhshmëria më e madhe e rajonit përmes ndërlidhjeve fizike dhe institucionale ndërmjet vendeve të rajonit EJL6, me Bashkimin Evropian, si dhe me pjesën tjetër të botës, do të ndihmonte firmat konkurruese të rajonit që të arrijnë në tregje të reja, e edhe investitorët e huaj të vinë në rajon.”


Sipas raportit, më 2015, rajoni EJL6 pritet të dalë nga stagnimi, me rritje të agreguar të projektuar në mesatare prej 1.3 për qind.

Rritja ka gjasë të ngadalësohet më 2015 nga një ripërtëritje e dobët e Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë. Pjesa tjetër e rajonit pritet të rritet me më shumë se 3 për qind më 2015, me rritje ekonomike që arrin deri në 3.8 për qind në IRJ të Maqedonisë.

Perspektiva e rritjes varet nga faktorë të jashtëm, duke përfshirë edhe ripërtëritjen e vazhdueshme të kërkesës së jashtme, sidomos në Evropë, si dhe stabilizimin e çmimeve ndërkombëtare të energjisë në nivele të përafërta me këto aktualet.

Aktiviteti ekonomik në EJL6 dobësohet nga kërkesa e dobët vendore pasi besueshmëria e konsumatorëve dhe bizneseve mbetet e dobët për shkak të pasigurisë së vazhdueshme politike, papunësisë kronike të lartë, si dhe sistemeve bankare të ngarkuara me shkallë të lartë të kredive të këqija. Kështu, raporti thekson që rritja ekonomike në afat të shkurtër dhe atë të mesëm në rajonin EJL6 mund të përkrahet me politika të shëndosha dhe të prioritizuara ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)