18 Nëntor 2024

BB: Reforma e pensioneve në Shqipëri është urgjente

Tiranë, 27 maj - Reforma e pensioneve dhe në sektorin energjik janë dy çështjet kryesore të cilave qeveria shqiptare duhet t’u japë zgjidhje në një afat sa më të shkurtër.

Ky është rekomandimi i Bankës Botërore i bërë prezent në Shqipëri përmes shefes së zyrës së kësaj banke në Tiranë, Tahseen Saye, e cila u shpreh se duhen reforma në sektorin energjetik dhe të pensioneve, ndërsa nënvizoi si të rëndësishme zgjidhjen e çështjes së CEZ.

“Aktualisht po vijojnë diskutimet midis shtetit dhe CEZ dhe presim që të gjendet një konsensus” tha Tahseen Sayed dje gjatë prezantimit të raportit ekonomik për Evropën juglindore.

Gjithashtu, në fjalën e saj, shefja e zyrës së Bankës Botërore, Tahseen Sayed, është shprehur se ka pritshmëri se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë pozitive. Sayed tha po ashtu, se “ekonomia shqiptare ka nevojë për korrigjime fiskale dhe ka probleme strukturore”.

Gjatë prezantimit ka folur edhe ekonomistja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Hilda Shijaku, e cila është shprehur se rritja e ngadaltë ekonomike ka ndikuar në rënien e punësimit gjatë vitit 2013.

“Gjatë viti 2013 rritja ekonomike ka qenë pozitive, por e ngadaltë. Ka pasur edhe goditje të cilat kanë ndikuar në rënien e punësimit. Rreziqet janë të larta, por mbetet kyç shpejtësia e zbatimit të reformave. Përmirësimi i likujditeteve për biznesin pritet të ndiko-  jë pozitivisht në rritjen ekonomike”, u shpreh Hilda Shijaku. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)