BB reduktoi parashikimin e rritjes së BPB të Rusisë
Moskë, 27 shkurt - Banka Botërore (BB) e reduktoi parashikimin e rritjes së Bruto Prodhimit të Brendshëm (BPB) të Rusisë në vitin 2013 me 0.3 pikë përqindjeje, nga 3.6 për qind në 3.3 për qind.
Për këtë flitet në raportin e bankës mbi perspektivat e ekonomisë ruse.
Ndër arsyet e këtij rezultati ekspertët e organizatës përmendin rënien e parashikuar të çmimeve të naftës për këtë vit, ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në Rusi, intensifikimin e ritmeve të inflacionit dhe rritjen e dobët të investimeve.
Banka Botërore është themeluar për tu ofruar ndihmë financiare dhe teknike vendeve në zhvillim.