19 Nëntor 2024

BB: Qeveritë kanë përmirësuar me shpejtësi rregullat e biznesit

Washington, 29 tetor - Qeveritë në mbarë botën kanë shpejtuar ndjeshëm ritmin e përmirësimit të rregullave të biznesit vitin e kaluar, duke hedhur bazat për zgjerimin e punës nga sipërmarrësit vendorë, bën të ditur Banka Botërore në një raport të vetin të publikuar të hënën.

Singapori kryeson renditjen globale për lehtësinë e të bërit biznes për të tetin vit radhazi, thuhet në raport.

Bashkë me Singaporin në listën e dhjetë ekonomive me rregulla më të mira për biznesin janë Hong-Kongu i Kinës, Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Malajzia, Koreja e Jugut, Norvegjia dhe Britania e Madhe.

Ndërkohë, Ukraina, Rusia, Kosova, Maqedonia etj., kanë shënuar vjet përmirësimet më të mëdha në lehtësinë e të bërit biznes.

Kina renditet ndër 50 vendet e para që kanë rregullat më të përmirësuara të biznesit që nga viti 2005.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)