BB prezanton raportin mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore
Prishtinë, 20 janar - Banka Botërore prezanton numrin e shtatë të raportit gjashtëmujor mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Numri i shtatë i raportit fokusohet në ndikimin e ndryshimeve te klimës dhe zhvillimeve tjera në rritjen ekonomike vitin e kaluar, si dhe adreson treguesit tjerë makroekonomikë dhe parashikimet për të ardhmen e afert.
Raporti do të prezantohet përmes video lidhjes, nga Gallina A. Vincelette, Udhëheqëse e Programit dhe një nga autorët e RER EJL.
Në vijim, do të ketë një prezentim të shkurtër, me vëmendje të posaçme në zhvillimet ekonomike në Kosovë nga Agim Demukaj, Ekonomist i Bankës Botërore për Kosovë.