18 Nëntor 2024

BB premton vazhdimin e mbështetjes për BQK

Prishtinë, 5 mars - Guvernatori  Hamza  ka pritur sot në takim zonjën  Ellen Goldstein  drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor dhe zotëri Jan-Peter Olters, drejtor i zyrës së Bankës Botërore për Republikën e Kosovës.

Duke i ofruar mirëseardhje  znj. Goldstein dhe krahas njoftimit  mbi gjendjen aktuale në sektorin financiar të vendit e cila është vlerësuar stabile dhe e shëndoshë, Guvernatori  Hamza  ka potencuar  mbështetjen e fuqishme të Bankës Botërore në zhvillimin e deritashëm të BQK-së , të sektorit financiar dhe të sektorëve dhe institucioneve tjera në vendin tonë.

Më tej, Guvernatori Hamza dhe znj. Ellen Goldstein shkëmbyen informacione mbi zhvillimet aktuale ekonomike e financiare në Kosovë, si dhe u diskutua  për mbështetjen shumëdimensionale që Banka Botërore vazhdon t’i japë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Guvernatori Hamza  e ka njoftuar znj. Ellen Goldstein   edhe për statusin dhe rëndësinë e projekteve të financuara nga ana e Bankës Botërore me fokus në segmentet përbrenda projekteve për forcimin sektorit financiar dhe infrastrukturës së tregut.

Znj. Ellen Goldstein i ka konfirmuar  guvernatorit Hamza se Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e saj për të gjitha fushat të cilat janë me interes për zhvillimin e BQK-së dhe për zhvillimin e sektorit financiar në përgjithësi.

Ndërkaq në anën znj. Goldstein  e ka çmuar  lartë  bashkëpunimin me Bankën Qendrore dhe të gjitha të arriturat në projektet të cilat përkrahen nga asistenca teknike e Bankës Botërore.

Ajo theksoi se suksesi i projekteve  të zhvilluara në  Kosovë merret si model për të dizajnuar projektet për vendet e tjera.

Në fund Guvernatori Hamza dhe zonja Goldstein u zotuan se BQK-ja dhe Banka Botërore do zgjerojnë edhe më shumë fushat e bashkëpunimit me projekte në të ardhmen .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)