02 Nëntor 2024

BB premton 12 miliardë dollarë ndihmë urgjente për të luftuar koronavirusin

Washington, 4 mars - Banka Botërore (BB) ka planifikuar 12 miliardë dollarë ndihmë, për vendet në zhvillim, të cilat po luftojnë me përhapjen e koronavirusit të ri.

Paketa e urgjencës përfshin kredi me kosto të ulët, grante dhe asistencë teknike.

Vendimi i Bankës Botërore vjen derisa liderët në mbarë botën, po zotohen të mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi ekonomik i shpërthimit të virusit.

Ndarja e mjeteve financiare ka për qëllim të ndihmojë vendet që të përmirësojnë reagimin e tyre në shëndetin publik, si dhe të punojnë me sektorin privat për të zvogëluar ndikimin ekonomik.

"Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kufizojmë transmetimin e sëmundjes", tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, për BBC.

Organizata tha se do t'i jepte përparësi vendeve më të varfra dhe më të rrezikuara në shpërndarjen e ndihmës për të luftuar efektet e virusit, i cili është përhapur në më shumë se 70 vende të botës.

Autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të të infektuarve me virusin e ri, në të gjithë botën, nga të cilët më shumë se 80,000 janë në Kinë.

Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur, shumica dërrmuese në Kinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)