BB parashikon rritje ekonomike prej 3.5% për Shqipërinë
Tiranë, 6 qeshor - Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.5 për qind në vitin 2017 dhe 2018, konfirmoi të hënën Banka Botërore.
Banka e ka rritur parashikimin për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në vitin 2019 me 0.1 pikë përqindjeje, që arrin në 3.8 për qind, krahasuar me parashikimin e bërë në janar, sipas raportit për perspektivat e ekonomisë globale i lëshuar në qershor 2017.
Në vitin 2016, ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me rreth 3.2 për qind, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Faktorët kryesorë për rritjen ekonomike janë investimet për ndërtimin e hidrocentralit mbi kaskadën e lumit Devoll, ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Adriatik, të mbështetur nga rritja e konsumit, përmirësimi i tregut të punës dhe eksportet drejt Bashkimit Europian.
Banka Botërore rishikoi gjithashtu parashikimet për rritjen ekonomike të fqinjëve të Shqipërisë. Kështu për Maqedoninë, parashikimi është rritur me 0.4 për qind, për Serbinë me 0.3 për qind, ndërkohë që për Malin e Zi është rritur me plot 0.7 pikë përqindje.