07 Nëntor 2024

BB parashikon 2.7 për qind rritjen e ekonomisë botërore

Washington, 5 qershor - Sipas parashikimit të Bankës Botërore, rritja e ekonomisë botërore këtë vit do të jetë 2.7 për qind falë rigjallërimit në sektorët e prodhimit dhe të tregtisë.

Sipas \"Perspektivës Ekonomike Botërore\", botim periodik që u publikua të dielën nga Banka Botërore, falë rritjes së vrullshme të kërkesave të ekonomive kryesore, rritjes së shpejtë në import-eksportet e Kinës etj., tregtia globale do të rritet 4 për qind, ose 0.4 pikë përqindje më shumë se në janar dhe shumë më lart se niveli i vitit të 2016-s, që ishte 2.5 për qind.

Banka Botërore parashikoi gjithashtu se në tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim, rritja vjetore këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme do të jetë respektivisht 4.1 për qind, 4.5 për qind dhe 4.7 për qind.

Ndërkohë, rritja e ekonomisë kineze këtë vit është vlerësuar 6.5 për qind, ndërsa në dy vitet e ardhshme parashikohet të arrijë 6.3 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)