BB paralajmëron për kalimin e krizës në vendet në zhvillim
Washington, 20 shtator - Kriza e borxheve në vendet e industrializuara rrezikon sipas vlerësimeve të Bankës Botërore të prekë edhe vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion ekonomik.
Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick deklaroi se janë parë sinjalet e para në tregun e aksioneve dhe kredive.
Megjithatë zhvillimet duhen parë mirë. Shumë vende në zhvillim kanë patur hapësirë më të vogël financiare, për të ndërthurur zhvillim të ri, tha Zoellick para fillimit të takimit të vjeshtës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Vendet e industrializuara duhet të luftojnë së bashku krizën, kërkoi ai.