BB: Papunësia problem për Azinë dhe Afrikën
Washington, 23 mars - Banka Botërore shpreh shqetësim për papunësinë në rajonin e Azisë Perëndimore dhe të Afrikës Veriore. Kreu i Bankës, Robert Zoellick, deklaroi se kohët e fundit, papunësia në këto rajone por shkakton tronditje.
Gjatë një konference në selinë e Bankës Botërore në Uashington, Zoellick, i quajti me sfond ekonomik të gjitha trazirat që kohët e fundit kanë tronditur rajonin e Azisë Perëndimore dhe të Afrikës Veriore.
"Pavarësisht se trazirat po shfaqen në një formë politike, arsyet dhe sfondi i tyre është ekonomik e shoqëror", tha Zoellik.