15 Maj 2024

BB ndihmë financiare prej 1 miliard euro për Serbinë

Beograd, 18 dhjetor - Banka Botërore ka deklaruar se ka miratuar një strategji të re 4-vjecare, me një ndihmë financiare prej 1 miliard eurosh për të mbështetur reformat ekonomike në Serbi.

Përmes një deklarate për shtyp, BB ka bërë të ditur se një grup i saj do të mbështesë përpjekjet e Serbisë në dy fusha, forcimin e aftësisë konkuruese në ekonominë vendase dhe përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve sociale.

Sipas deklaratës, institucioni më i fuqishëm financiar do të ndihmojë vendin ballkanas edhe në rritjen e buxhetit, nëse ai preket rëndë nga trazirat ekonomike që kanë përfshirë eurozonën.

Më tej, Banka Botërore ka vlerësuar se Serbia vazhdon të mbajë të fortë programin e saj të reformave dhe menaxhimit “të shëndoshë” makroekonomik.

Por pavarësisht deklaratave optimiste të Bankës Botërore, Serbia është një nga vendet me ekonominë më të dobët në Ballkan, fakt ky që më herët gjatë vitit u pasqyrua me një sërë protestash kundër varfërisë në Beograd dhe qytete të tjera të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)