BB mirëpret themelimin e Bankës për Zhvillim të vendeve BRIKS

Washington, 28 mars - Grupi i Bankës Botërore bëri të ditur të martën se ka mirëpritur propozimin për themelimin e një banke zhvillimi të financuar dhe drejtuar nga pesë vendet si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut (BRICS).
Banka Botërore do të angazhohet me Bankën e Zhvillimit të vendeve \"BRIKS\" për uljen e varfërisë, për përmirësimin e standardit të jetesës në vendet në zhvillim etj.
Gjithashtu, Banka Botërore deklaroi se Banka për Zhvillim e vendeve \"BRIKS\" do të bëhet \"partner i rëndësishëm\" i saj, duke shtuar se vendet \"BRIKS\" luajnë një rol kyç në nxitjen e rritjes së ekonomisë botërore. Banka për zhvillim do të fokusohet tek shtimi i investimeve për ndërtimet në infrasktukturë.