BB miraton 25 milion dollarë hua për Shqipërinë
Tiranë, 2 maj - Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë i Bankës Botërore ka miratuar një paketë huaje prej 25 milion USD për ta ndihmuar Shqipërinë te përmirësojë efektivitetin e sistemeve të mbrojtjes sociale dhe për ta rritur efikasitetin dhe barazinë e financimit të shëndetësisë, bëri të ditur sot zyra e Bankës Botërore në Tiranë.
Huaja për Politikat për Zhvillim për Reformën në Sektorin Social, synon të mbështesë përmirësimet e programeve të asistencës sociale për të arritur më mirë të varfrit dhe personat pa mundësi të përdorimit të shërbimeve sociale bazë dhe shpenzimeve për shëndetësinë.