02 Nëntor 2024

BB mbështet me 1.4 miliardë dollarë Evropën dhe Azinë Qendrore lidhur me COVID-19

Washington, 4 maj - Nga 1 maj Anna Bjerde, shtetase suedeze, u bë Zëvendës Presidente e re e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Në këtë pozitë, zj. Bjerde do të udhëheqë punën strategjike, analitike, operacionale dhe të njohurive të Bankës Botërore në rajon.

Zj. Bjerde merr udhëheqjen e rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore gjatë një periudhe kohore jashtëzakonisht sfiduese për vendet që janë klientë të Bankës. Pandemia e COVID-19 ka bërë që shumë vende të ballafaqohen me ndikimin e saj të thellë në shëndetësi, shoqëri dhe ekonomi.

Mes pasigurisë së vazhdueshme, edicioni më i fundit i raportit Përditësimi Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore nga Banka Botërore sugjeron skenarë të ndryshëm të rritjes negative për rajonin, duke përfshirë një recesion të madh në vitin 2020, me tkurrje të rritjes midis - 4.4 dhe -2.8 për qind.

“Si Zëvendës Presidente për Evropën dhe Azinë Qendrore, unë do të punoj shumë ngushtë me qeveritë e vendeve që janë klientë të Bankës për t’i ndihmuar që të arrijnë rezultate të qëndrueshme të zhvillimit, por fokusi ynë i menjëhershëm është te adresimi i efekteve të pandemisë COVID-19 në shëndetësi dhe ekonomi,” thotë Anna Bjerde, Zëvendës Presidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

 “Në periudhën afatshkurtër, ne kemi përshpejtuar ofrimin e instrumenteve të financimit dhe të politikave për të ndihmuar në mbrojtjen e jetës dhe jetesës së qytetarëve. Në periudhën afatmesme, ne do t’i ndihmojmë vendet që të amortizojnë pasojat ekonomike dhe fiskale nga kriza nëpërmjet masave të duhura të politikave dhe financimit.”

Deri më sot, Banka Botërore ka zotuar mbi 1.4 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet në Evropën dhe Azinë Qendrore që të zbusin efektet e COVID-19. Që nga data 2 prill 2020, rreth 490 milionë dollarë janë miratuar nëpërmjet projekteve të reja të përgjigjes ndaj emergjencës. Përveç kësaj, deri në 925 milionë dollarë janë rialokuar, përdorur, ose janë vënë në dispozicion nga projektet dhe huadhënia ekzistuese, duke përfshirë financimin plotësues, për të ndihmuar vendet me përgjigjen e tyre ndaj COVID-19.

Ky financim po përdoret për pajisje mjekësore, ku përfshihen pako testimi, respiratorë dhe ventilatorë, si dhe për forcimin e kapacitetit të sistemeve shëndetësore, duke përfshirë trajnime për punonjësit e shëndetësisë, së bashku me mbështetjen e mbrojtjes sociale për qytetarët më të cenueshëm nga COVID-19. Disa vende të rajonit aktualisht janë në diskutime me Bankën Botërore në lidhje me projektet e ardhshme dhe mbështetjen për t’i ndihmuar ato që të adresojnë efektet e pandemisë.

Zj. Bjerde ka mbajtur disa pozita të larta në Bankën Botërore gjatë karrierës së saj njëzet e pesë vjeçare. Ajo është udhëheqëse e shquar në fushën e zhvillimit ekonomik, me fokus në rritjen gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Zj. Bjerde merr detyrën nga z. Cyril Muller, i cili ishte bërë Zëvendës President për Evropën dhe Azinë Qendrore në korrik 2015.

Përgjigjja e Grupit të Bankës Botërore ndaj COVID-19:

 Grupi i Bankës Botërore, si një nga burimet më të mëdha të financimit dhe njohurive për vendet në zhvillim, po merr veprime të gjera dhe të shpejta për të ndihmuar vendet në zhvillim që të forcojnë përgjigjen e tyre ndaj pandemisë.

"Ne jemi duke rritur shkallën e vëzhgimit të sëmundjes, duke përmirësuar ndërhyrjet në fushën e shëndetit publik dhe duke ndihmuar sektorin privat që të vazhdojë të funksionojë dhe të ruajë vendet e punës. "

Gjatë 15 muajve të ardhshëm, ne do të mobilizojmë deri në 160 miliardë dollarë mbështetje financiare për t’i ndihmuar vendet që të mbrojnë qytetarët e varfër dhe të cenueshëm, të mbështesin bizneset dhe të forcojnë rimëkëmbjen ekonomike, duke përfshirë 50 miliardë dollarë resurse të reja nga IDA në formë të granteve ose të ofruara me kushte tejet koncesionare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)