BB: Kosova nuk rrezikohet nga recesioni
Londër, 6 nëntor - Banka Botërore ka tërhequr vërejtjen se Ballkani Perëndimor përballet me recesion të thellë këtë vit, ku ka pasur një tkurrje prej 2.5 për qind në Serbi, ndërsa rimëkëmbja në vitin 2013 do të jetë shumë e ngadaltë, raporton Reuters.
Sipas koordinatores rajonale të Bankës Botërore, Jane Armitage, këtu bën përjashtim Kosova.
Vetëm Kosova, shteti i ri me ekonomi të vogël prej 1.7 milionë banorë, duket se do të ketë rritje, falë nivelit të vogël të integrimit në tregun evropian, borxhit të ulët dhe investimeve të mëdha në infrastrukturë, ka thënë Armitage në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Ajo ka theksuar se borxhi në disa vende të Ballkanit Perëndimor është shumë i lartë.