02 Maj 2024

BB këshillon Kinën të përfundojë tranzicionin e ekonomisë

Pekin, 28 shkurt - Qeveria kineze dhe Banka Botërore (BB) kanë lëshuar një raport të përbashkët në Pekin për zhvillimin ekonomik të Kinës deri në fund të vitit 2030.

Raporti sugjeron se Kina duhet të përqëndrohet tek ndërmarrjet, toka, puna dhe reforma financiare si pjesë e përpjekjeve të saj për të krijuar një strukturë të re për rritjen ekonomike për t\'u bërë një shoqëri me nivel të lartë të ardhurash.

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick ka përshkruar rreziqet dhe mundësitë e zhvillimit të Kinës syi dhe ka rekomanduar modelin për rritjen e ekonomisë kineze në dy dekadat e ardhshme.

\"Aktualisht Kina mbështetet në një përzierje masash tregu dhe jo-tregu për të krijuar stimuj për prodhuesit dhe konsumatorët. Ka mungesë transparence për të dalluar rolin e qeverisë,
ndërmarrjeve shtetërore dhe sektorit privat. Kina ka nevojë t\'i zgjidhë këto çështje. Përparësi duhet t\'i
jepet mbrojtjes së të drejtave të fermerëve për tokën bujqësore duke zgjeruar legjislacionin për tokën dhe të drejtat për qiranë. Ekonomia kineze në të ardhmen duhet të mbështetet më shumë në tregjet dhe sektorin privat.\"

Raporti jep dhe paralajmërime lidhur me sfidat e Kinës në 20 vitet e ardhshme, duke përfshirë këtu edhe rrezikun për një ulje të menjëhershme ekonomike afatshkurtër, një plakje dhe pakësim të fuqisë punëtore, rritje të pabarazisë dhe tensioneve të brendshme.

Gjithashtu, në raport paraqiten sugjerime për forcimin e sektorit privat dhe hapjen e tregjeve në mënyrë që të nxiten konkurrenca dhe risitë dhe për të siguruar mundësi të barabarta.

Ministri kinez i Financave Xie Xuren përsëriti vërejtjet e Zoellick-ut duke theksuar rëndësinë e një sistemi afatgjatë për tranzicionin ekonomik.

\"Ne duhet ta konsiderojmë zgjerimin e kërkesës së brendshme si pikë bazë strategjike e reformave strukturore. Duhet të krijohet një sistem afatgjatë në mënyrë që të përshpejtojë tranzicionin e ekonomisë, duke u mbështetur në një nxitje më të drejtpeshuar nga konsumi, investimet dhe eksporti.\"

Ndërkohë Zoellick argumentoi se rritja e shpejtë dhe e qëndrueshme do ta ndihmojë Kinën për të shmangur një ulje të madhe dhe rënie të mundshme ekonomike.

\"Unë besoj se Kina do të ketë një rënie të lehtë ekonomike, nuk shoh një krizë ekonomike sot. Mendoj se Kina do të vazhdojë ritmin e rritjes ekonomike. Krizat e mundshme që unë shoh janë diku tjetër.\"

Raporti mbron gjithashtu faktin që politikëbërësit kinezë nuk duhet të fokusohen vetëm tek shuma e rritjes por gjithashtu edhe në cilësinë e rritjes.

Raporti me temën \"Kina 2030: Ndërtimi i shoqërisë moderne, harmonike dhe me të ardhura të larta\" u lëshua nga Banka Botërore dhe Qendra Kërkimore për Zhvillim e Këshillit të Shtetit, në Pekin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)