BB: Katërfishohen dëmet e fatkeqësive natyrore
New York, 19 nëntor - Banka Botërore (BB) publikoi një raport, ku theksohet se dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore janë katërfishuar gjatë tre dekadave të fundit.
Ky raport thekson se dëmet e shkaktuara nga këto fatkeqësi natyrore janë rreth 200 miliardë dollarë në vit, çka është një shifër 4 herë më e lartë se në vitit 1980.
BB thekson se padyshim në shtimin e këtyre dëmeve ka ndikuar edhe ngrohja globale.
Gjithashtu njoftohet se fatkeqësisë natyrore në 30 vitet e kaluar kanë shkaktuar vdekjen e 2.5 milionë njerëzve dhe një dëm prej 4 trilionë dollarë.