20 Nëntor 2024

BB jep afro 53 miliardë dollarë për vendet në zhvillim

Washington, 24 korrik - Banka Botërore (BB) njoftoi të martën se gjatë vitit fiskal 2013 i cili përfundoi në fund të qershorit, ka dhënë 52.6 miliardë dollarë amerikanë në formën e kredive, granteve etj., për të mbështetur vendet në zhvillim.

Po të martën, BB-ja lëshoi një deklaratë ku thuhet se Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), fondi i BB-së për të varfërit, investoi një shumë prej 16.3 miliardësh, një shifër rekord në histori.

Ndërkohë, Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), kredidhënësi i sektorit privat i Grupit të Bankës Botërore, investoi një shifër rekord prej 18.3 miliardë dollarësh për zhvillimin e bizneseve në vendet në zhvillim.

Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim u shpreh se vendet anëtare janë të angazhuara për zhdukjen e varfërisë ekstreme para vitit 2030 dhe për nxitjen e rritjes së të ardhurave për 40 për qind të popullsisë së vendeve në zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)