17 Nëntor 2024

BB-ja i jep Shqipërisë 1,1 miliardë dollarë

Tiranë, 27 shkurt- Banka Botërore (BB), do ta mbështet Shqipërinë gjatë pesë viteve të ardhshme me rreth 1,1 miliardë dollarë.

\"Po shikojmë një program me angazhime të reja financiare prej mbi 200 milionë dollarë në vit. Pra në total bëhet  fjalë për 1,1 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme. Do të financojmë mesatarisht tre projekte të reja në vit, të cilat përfshijnë mbështetje buxhetore për sektorin makroenomik dhe atë financiar, si dhe në projektet e klimës së biznesit\", ka theksuar Tahsen Sajed, shefe e Bankës Botërore në Tiranë.

Sipas Bankës do të jenë rreth 15 projekte që do të financohen deri në vitin 2019, të përqendruara në sektorë të ndryshëm për të mbështetur rritjen ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)