BB i ofron Shqipërisë mbi 100 milionë dollare si ndihme antikrizë
Tiranë, 13 janar - Banka Botërore i ka ofruar Shqipërisë një paketë ndihme antikrizë, e cila mund të shkojë deri në mbi 100 milionë dollare në formë kredie. Këtë e bëri të ditur Drejtoresha e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Ksenya Lvovsky.
Në kryeqytetin shqiptar ndodhen disa ekspertë të Bankës, të cilët po negociojnë me autoritetet mbi sektorët dhe drejtimet e mbështetjes financiare që lidhen si me borxhin publik, ashtu dhe me refoma në sektorin financiar, konkurueshmërinë dhe instrumentat e rritjes ekonomike.
Ekspertët e Bankës Botërore shprehën shqetësim për nivelin e lartë të borxhit publik të vendit dhe thanë se parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të vendit janë për afër 2 përqind gjatë këtij viti