BB i jep Turqisë 4.450 miliardë dollarë
Stamboll, 29 mars - Banka Botërore do të financojë Turqinë me 4 miliardë e 450 milionë dollarë.
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar kredinë 4-vjeçare që do ti japë Turqisë për qëndrueshmëri ambientaliste dhe zhvillimin e sektorit energjetik.
Kredia në fjalë përfshin vitet 2012-2015 dhe Këshilli i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore financimin e miratoi pas diskutimit që i bëri Strategjisë së re për Partneritet me vendet e ndryshme.
Në kuadër të kësaj strategjie parashikohet që për periudhën e ardhshme 4-vjeçare Banka do të financojë projektet e programet që zbatohen nga qeveria turke ose për garancitë që do të zotohet qeveria turke, deri në shumën totale 4 miliardë e 450 milionë dollarë.
Strategjia në fjalë përfshin gjithashtu financimin e kredive që Institucioni Ndërkombëtar Financiar jep për investimet e sektorit privat turk dhe garancitë që Agjencia e Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe jep për risqet jo-tregtare.