BB i jep Kosovës 24 milion euro ndihmë direkte për vitin 2011
Prishtinë, 30 dhjetor - Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot në buxhetin e Republikës së Kosovës është bërë transferi i këstit të parë të ndihmës direkte buxhtore nga Banka Botërore (BB) në vlerë prej 24.3milion euro.
Kjo ndihmë buxhetore nga BB vjen si rezultat i vlerësimit pozitiv të gjendjes makrofiskale të Kosovës i bërë në koordinim të ngushtë me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas përmbushjes së suksesshme të kritereve të përcaktuara me programin e Monitoruar nga Stafi I FMN-së.
Transferi I këtij kësti nga ana e Bankës Botërore, është në harmoni me parashikimet e buxhetit të vitit 2011, dhe në të njëjtën kohë hapë rrugë për transfer të këstit vijues në vlerë prej 35 milion euro gjatë vitit 2012.
Kjo ngjarje dëshmon edhe një herë përkushtimin e Qeverisë në respektimin dhe implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara si me Bankën Botërore ashtu edheme Fondin Monetar Ndërkombëtar.