BB i aprovoi Serbisë kredi prej 100 milionë dollarëve
Beograd, 30 prill - Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore (BB) i aprovoi Serbisë kredi prej 100 milionë dollarëve si ndihmë për familjet e varfëra, kumtuan nga Banka.
Me këtë kredi trefish do të rritet shuma e përgjithshme për ndihmë të familjeve të ardhurat e të cilëve nuk i mbulojnë shpenzimet themelore mujore.
Banka Botërore me kredinë e re mbështet Serbinë në zbatimin e Ligjit për ndihmë sociale që u miratua nga fundi i marsit të vitit 2011.