BB: Ekonomia e Shqipërisë me pozitivja në rajon
Tiranë, 19, dhjetor - Banka Botërore gjatë prezantimit të martën në Tiranë të raportit periodik mbi zhvillimet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore, bëri të ditur se \"Rritja ekonomike në Shqipëri për këtë vit do të jetë 0.8 për qind, ndërsa për vitin 2013 do të ketë një rritje prej 1.6 për qind\".
Sipas Bankës Botërore pavarësisht se rritja ekonomike në Shqipëri është e ulët ajo është më pozitivja në rajon.
Gjithashtu BB thekson në raportin e saj se vendet e Evropës Juglindore ku përfshihet edhe Shqipëria se, aktualisht janë të ndikuar nga kriza financiare ndërsa rritja ekonomike ka shënuar ulje.
Banka Botërore konstaton se tregjet financiare janë përmirësuar dukshëm ndërsa tregtia ka treguar dobësi.