17 Nëntor 2024

BB: Ekonomia e Kinës do të zgjerohet 7.1 % në vitin 2015

Pekin, 14 prill - Banka Botërore (BB) ka njoftuar sot se ekonomia e Kinës do të zgjerohet 7.1% në vitin 2015, e jo në shkallën 7.2% siç ishte projektuar në muajin tetor të vitit të kaluar.

Rrjedhimisht, rritja e sivjetme do të jetë më e ulët se ajo e vitit 2014, kur ishte 7.4%, raporton AFP.

Azia Lindore në Zhvillim do të rritet 6.7%, që është më pak se parashikimi 6.9% i bërë në vitin 2014, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore për Përditësimin Ekonomik të Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Sipas definimit të Bankës Botërore, Azia Lindore në Zhvillim i përfshin 14 vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)