18 Nëntor 2024

BB: Ekonomia e dobët e Rusisë mund të tkurret edhe më shumë

Washington, 27 mars - Banka Botërore thotë se ekonomia e dobët e Rusisë mund të tkurret së tepërmi këtë vit, në se kriza e Moskës me Perëndimin lidhur me aneksimin rus të Krimesë intensifikohet më tej.
 
Në një raport të ri të publikuar sot, Banka Botërore thotë se ekonomia e Rusisë mund të tkurret me 1,8 për qind në vitin 2014 dhe se investitorët mund të nxjerrin jashtë vendit investime me vlerën e 150 miliardë dollarëve.
 
Huadhënësi ndërkombëtar me qendër në Uashington thotë se “problemi i vazhdueshëm i besueshmërisë” për ekonominë ruse tani është shndërruar në një “krizë besimi”, e cila i ka ekspozuar qartë dobësitë e ekonomisë ruse.
 
Banka Botërore thotë se “rrisku politik do të jetë i spiktaur” në afat të shkurtër, pas sanskioneve të para ekonomike të vendosura nga SHBA dhe BE ndaj ligjvënësve dhe këshilltarëve rusë me lidhje me presidentin Putin.
 
Perëndimi ka kërcënuar vendosjen e sanksioneve më të ashpëra, në se Rusia vazhdon përparimin në rajone të tjera të Ukrainës, pasi mori kontrollin e gadishullit të Krimesë, me pretendimin se ai është pjesë e Rusisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)