BB e MF zotohen për vazhdimin e bashkëpunimit
Prishtinë, 4 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza u takuan sot me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore Franciskus August Godts, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Bankës Botërore, duke përfshirë edhe perfromancën e portfolios së Bankës Botërore në Kosovë.
Të dyja palët në këtë takim u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm është i shkëlqyer dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore Franciskus August Godts po qëndron në Kosovë si pjesë e delegacionit të Bankës Botërore, me rastin e mbledhjes së Konstituencës në të cilën bënë pjesë edhe Kosova, që pritet të fillojë të premten më 06 maj 2016.