02 Nëntor 2024

BB do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në

Prishtinë, 5 mars - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti takoi Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë e Maqedoni të Veriut - Marco Mantovanellin.

Temë diskutimi me ekipin e Bankës Botërore ishte Memorandumi Ekonomik i Vendit (Country Economic Memorandum) si dhe perspektiva dhe sfidat në të ardhmen lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektiven e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë, në veçanti.

Gjithashtu, njoftoi ekipin e Bankës Botërore për performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, dhe potencoi rendësin e këtij sektori  në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit. 

Guvernatori Mehmeti falënderoi Bankën Botërore për ndihmën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

Nga ana tjetër, drejtori i BB-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Marco Mantovanelli tha se institucioni që e drejton do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)