BB do të përkrah projektet zhvillimore edhe në të ardhmen
Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim njoftues Jan-Peter Olters, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, me të cilin bisedoi lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellët dhe projektet të cilat financohen nga Banka Botërore.
Me këtë rast Ministri Hoti e njoftoi përfaqësuesin e Bankës Botërore për Buxhetin e Kosovës dhe objektivat e Qeverisë së re të cilat pritet të aprovohen në janar 2015. Ai gjithashtu e falënderoi BB-në për bashkëpunimin dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në takim është diskutuar edhe rreth projekteve në fushën e energjisë përkatësisht efiçiencës së energjisë, në fushën e edukimit, si dhe në shëndetësi.
Ndërsa, Olters e uroi Ministrin Hoti për pozitën e re dhe e vlerësoi lartë nivelin e deritashëm të bashkëpunimit të Kosovës me Bankën Botërore dhe theksoi gatishmërinë e saj për përkrahjen e projekteve zhvillimore edhe në të ardhmen.