BB: 400 milion fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme
Washington, 11 tetor - Sipas raportit të Bankës Botërore, të botuar më 10 tetor, megjithëse 30 vitet e fundit në botë është pakësuar numri i popullsisë në varfëri ekstreme, deri në vitin 2010 në kushte varfërie të tejskajshme kanë jetuar 400 milion fëmijë.
Deri në vitin 2010, popullsia në varfëri ekstreme në botë është pakësuar me 1.2 miliardë, por numri i fëmijëve zë një përqindje të madhe.
Kina, India dhe disa vende me të ardhura mesatare kanë shënuar progres në pakësimin e varfërisë, por në vendet me të ardhura të ulta, procesi është shumë i ngadaltë.
Banka Botërore nënvizon se shpenzimi ditor i jetesës me më pak se 1.25 dollarë është varfëri ekstreme, duke patur si objektiv kryesor të saj uljen e nivelit të varfërisë në botë.